
Kryesore
OBSH: Evropa është tani ‘epiqendra’ e pandemisë

“Evropa është bërë epiqendra e re e pandemisë COVID-19”, thanë të premten zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit.
“Tani janë raportuar më shumë raste në Evropë, sesa u raportuan në Kinë në kulmin e epidemisë së saj,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në selinë e organizatës në Gjenevë.
Zyrtarët e OBSH-së shpallën COVID-19 një pandemi globale të mërkurën, pasi virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani në pjesë të Shteteve të Bashkuara, shkruan CNBC.com.
Italia aktualisht ka shumicën e rasteve jashtë Kinës me të paktën 15 113 të infektuar, e ndjekur nga Spanja me 4,334, Gjermania me 3,156 dhe Franca me 2,882, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. Zvicra aktualisht ka 1.125 raste, e ndjekur nga Suedia me 809, Hollanda me804 dhe Danimarka nme 788.
Shtetet e Bashkuara kanë të paktën 1.701 raste, sipas Hopkins.
Tedros tha se vendet duhet të ndërmarrin një qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar pandeminë.
“Mos testimi vetëm, jo gjurmimi i kontaktit vetëm, jo vetëm karantina, jo vetëm distancimi shoqëror, bëjeni të gjitha,” tha ai. “Secili vend që shikon përvojën e vendeve të tjera me epidemi dhe mendon se nuk do të ndodhë me të, po bën një gabim vdekjeprurës, mund të ndodhë për çdo vend”, u shpreh ai./Gazeta Liberale
Tags: epiqendra e epidemise, evropa, OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus