Globi

OBSH dhe Boris Johnson marrin në 'mbrojtje' vaksinën e AstraZenecas

Shkruar nga Liberale
OBSH dhe Boris Johnson marrin në 'mbrojtje' vaksinën e

Ndërsa Gjermania ishte vendi i fundit që pezulloi vaksinën AstraZeneca, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se nuk ka asnjë provë që tregon se vaksina kundër koronavirusit AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku.

OBSH-ja tha të hënën se është duke i rishikuar raportet se kjo vaksinë ka shkaktuar probleme të tilla te disa njerëz që e kanë marrë.

Po ashtu, edhe kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson deklaroi se kjo vaksinë është e sigurt. Pyetjes së reporterëve nëse mund t’i siguronte njerëzit se vaksina është e sigurt, Johnson iu përgjigj: “Po mundem”.

Ai shtoi se “Mbretëria e Bashkuar ka një nga rregullatorët më të ashpër dhe me përvojë në botë” dhe ata nuk shohin asnjë arsye për të ndërprerë programin e vaksinimit. Boris Johnson tha se programi i vaksinimit do të vazhdojë të përhapet me shpejtësi brenda Britanisë së Madhe.

Kryeministri britanik po ashtu vuri në dukje se në vendin e tij nuk është vërtetuar asnjë rast ku të jetë shkaktuar mpiksje gjaku pas aplikimit të vaksinës.

Një sërë shtetesh si Gjermania, Holanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH