Globi

OBSH: 3 shtetet e gatshme për t'iu përgjigjur rishpërthimit të Covid

Shkruar nga Liberale
OBSH: 3 shtetet e gatshme për t'iu përgjigjur rishpërthimit

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se është e rëndësishme një “vigjilencë ekstreme”, tashmë që disa shtete po fillojnë të dalin nga izolimi, raporton Reuters.

“Tani ne po shohim disa rreze shprese pasi shumë vende po lehtësjnë kufizimet” tha Dr. Mike Ryan, kreu i programit të urgjencave të OBSH-së por shtoi se: “Nëse sëmundja vazhdon në një nivel të ulët pa mundësinë e testimit, gjithmonë ekziston mundësia që virusi të kthehet përsëri".

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha  heqja e kufizimeve ishte “komplekse dhe e vështirë” dhe se ishte e rëndësishme “dalja nga izolimi ne menyre te ngadaltë, dhe me disa kufizime qe duhet te mbeten ne fuqi.

Tedros tha se Gjermania, Koreja e Jugut dhe Kina kishin të gjitha sistemet për t’iu përgjigjur çdo rasti rishpërthimi të virusit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH