Aktualitet

Objektivi i Ramës: Asnjë të mos e kalojë Vitin e Ri 2021 në çadër

Shkruar nga Liberale
Objektivi i Ramës: Asnjë të mos e kalojë Vitin e Ri 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e sotme të Komitetit të Rindërtimit se objektivi i qeverisë është që brenda vitit 2020 të gjitha ata që jetojnë në fshat dhe u është shembur banesa, duhet të kenë shtëpitë e reja. Po ashtu, ai u shpreh se deri në fund të vitit 2021, duhet të kenë filluar akomodimet e banorëve që sot janë me qira në zonat urbane.

“Asnjë nuk mundet dot ta lejojmë që të kalojnë vitin e ri 2021 në cadër. Ky është objektivi i parë. Në mars maksimalisht, të fillojmë të bëjmë spostimin e familjeve që jetojnë në fshat nga cadrat në shtëpitë e reja.

Së dyti, spitalet qendrat shëndetësore, shkollat duhet të rindërtohen të gjitha brenda 9 mujorit të parë që domethene që viti i ri shkollor për fëmijët që e humbën shkollën për shkak të rrënimit nga tërmeti duhet të nisë në shkollat e reja shumë më të mira se ato që kishin më parë.

Së treti lagjet e reja ambicia është që brenda 6 mujorit të parë ti kemi në kantjer, do kërkojnë shumë më tepër kohë se bëhet fjalë për ndërhyrje masive por objektivi është që deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar në pjesën më të madhe akomodimet e banorëve që sot janë me qira”, tha Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH