Globi

Obama: Problemet vijnë nga burrat, bota të drejtohet nga gratë

Shkruar nga Liberale
Obama: Problemet vijnë nga burrat, bota të drejtohet nga gratë

"Nëse gratë do ta udhëhiqnin çdo vend në botë do të kishte përmirësim të përgjithshëm në standardin e jetës dhe në të ardhura", ka thënë ish presidenti amerikan Barack Obama.

Duke folur në Singapor, ai tha se gratë nuk janë të përsosura, por janë “padiskutueshëm më të mira” se burrat.

Ai tha se shumica e problemeve të botës vijnë nga njerëzit e moshuar, shumica burra, që mbajnë pozita pushteti.

“Tash gratë, veç dua t’iu them atyre se, nuk jeni të përsosura, por ajo çka mund të them është se padiskutueshëm jeni më të mira se ne [burrat]. Jam absolutisht i bindur që për dy vjet, nëse çdo vend në tokë udhëhiqet nga gratë, do të shihni përmirësim domethënës për gjithçka… standarde të jetesës dhe të ardhura”, tha ai.

Obama ka qenë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej vitit 2009 e deri në vitin 2017./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH