Policia e Shtetit ka nisur hetimet pas videos së publikuar në rrjetet sociale të JOQ, ku filmohet live përdhunimi i një vajze.
Momenti është filmuar nga një person i tretë. Policia thotë se po punon për të identifikuar personat përgjegjës.
“Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, sapo janë njohur me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet nje shtetas që kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, duke u filmuar nga një shtetas tjeter, janë vënë menjëherë në lëvizje dhe vijon puna hetimore për përcaktimin e vendit dhe kohës kur ka ndodhur ky rast, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës.
Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë administruar në cilësinë e provës materiale, videon origjinale të dërguar në portalin JOQ.
Policia e Shtetit fton qytetarët që kushdo që ka informacion mbi këtë rast, të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë”, njofton policia.
Shqipëria është një shtet i vogël, por me probleme të mëdha, të cilat në shumë raste shoqërohen edhe me ngjarje që i lënë një njollë të madhe shoqërisë shqiptare.
Sipas asaj që shkruante JOQ një ditë më parë, se videoja është filmuar nga nipi i autorit. Videoja është publikuar duke mbuluar pamjet, ndërsa dëgjohet vajza që ulëret duke i kërkuar i thënë “O Klod, mos të lutem”. Ndërkohë nuk mungojnë të sharat nga i riu që quhet Klodi. Vajza e gjendur në dhunën e të riut e ka të pamundur të bëjë diçka, teksa Klodi kryen marrëdhënie seksuale.