Aktualitet

Nxori përgjimet / Ç’po ndodh me padinë e Ramës ndaj gazetarit gjerman

Shkruar nga Liberale
Nxori përgjimet / Ç’po ndodh me padinë e Ramës ndaj

Në muajin qershor, pak para zhvillimit të zgjedhjeve, gazetari gjerman Peter Tiede dhe “Bild” nxorën disa përgjime, që tregonin përfshirjen e drejtuesëve të lartë socialistë në manipulimin e zgjedhjeve vendore në Dibër më 2016.

Pas këtyre publikimeve, kryeministri Rama deklaroi se do të padiste gazetarin gjerman.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruante Rama në Tëitter.

Po çfarë ka ndodhur me padinë? Exit.al me ndihmën e avokatit gjerman, Nils Bruckhuisen, ra në kontakt me gazetarin Tiede, i cili është shprehur se nuk është paditur prej Ramës.

“Nuk ka padi. Pati një letër. Asgjë më tepër. As padi, asgjë!”, ka thënë ai, duke zbuluar më tej se Rama  dhe zyra e tij i kanë dërguar në gusht një letër “Bild”, që është injoruar prej saj. Pas saj, nuk ka ndodhur asgjë me kërcënimet e Ramës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH