Aktualitet

Nxorën nga konteksti fjalët e qytetares, Roland Bejko: Reagim për manipulimin e "syrit qorr" të Berishës e Metajt

Shkruar nga Liberale
Nxorën nga konteksti fjalët e qytetares, Roland Bejko: Reagim

Kandidati demokrat i Tiranës, Roland Bejko, ka reaguar ndaj një media që ka manipuluar një video duke nxjerrë nga konteksti një komunikim që ai ka pasur me një qytetare të Tiranës.

“Syri që nuk shikon i Berishës, sot duke manipuluar një video ka nxjerr nga konteksti një komunikim qytetar që unë kam përdorur me një zonjë”, tha Bejko në reagimin e tij. – “ Unë i respektoj qytetarët e Tiranës, pa dallim bindjesh politike, qoftë  kur kemi mendime diametralisht të kundërta”, u shpreh Roland Bejko lidhur me manipulimin.

“I them “syrin qorr” e keni të kot, Erjon Veliaj është miku juaj dhe i donatorëve tuaj non grata. Për  Berishën dhe Metajn kam një mesazh, ju ka ardhur fundi. Për çdo abuzim dhe manipulim në emrin jam duke mbledhur provat, dhe së shpejti do ngrihen padi për këdo”, tha në reagimin e tij kandidati demokrat i Tiranës, Roland Bejko.

Deklarata e plotë e Roland Bejkos:  Reagimi për manipulimin e "syrit qorr" të Berishës e Metajt

Syri që nuk shikon i Berishës, sot duke manipuluar një video ka nxjerr nga konteksti një komunikim qytetar që unë kam përdorur me një zonjë.

Unë i respektoj qytetarët e Tiranës, pa dallim bindjesh politike, qoftë  kur kemi mendime diametralisht të kundërta.

Mua nuk me sugjestionojnë mbështetësit e politikës së vjetër, që thonë votoni partinë e Ilir Metës që në 2013 i nxorri në opozitë demokratët dhe nesër do ti nxjerri përsëri.

Këta harrojnë se Ilir Meta e bëri Erjon Veliajn kryetar bashkie në 2015.

Ilir Metaj dhe partia e tij në rresht  kanë votuar dhe kërkuar vota për të, jo unë.

Unë e kam thënë dhe e them në çdo takim me qytetarët, vota për Erjon Veliajn do të thotë më shumë korrupsion, me shumë kulla, më shumë taksa dhe më shumë punë për oligarkët.

Sfidoj foltoristët të përmendin qoftë dhe një emër oligarku.

Këta që janë miq me oligarkët dhe me Edi Ramën ndajnë leje ndërtimi dhe biznese, nuk më stepin fare nga misioni im, për një parti Demokratike Euroatlanike.

Ne nuk bëjmë zhurmë por jemi shumë e më shumë se ata.

I them “syrin qorr” e keni të kot, Erjon Veliaj është miku juaj dhe i donatorëve tuaj non grata.

Për  Berishën dhe Metajn kam një mesazh, ju ka ardhur fundi.

Për çdo abuzim dhe manipulim në emrin jam duke mbledhur provat, dhe së shpejti do ngrihen padi për këdo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH