Aktualitet

Nxjerrja e të dhënave personale/ Flet patronazhisti i Berishës

               Publikuar në : 13:01 - 15/04/21 liberale

Publikimi i të dhënave personale nga portali e-Albania, të përdorura nga PS për zgjedhjet e 25 prillit, është kthyer në një çështje shqetësuese dhe ka shkaktuar shumë debat.

Mes shumë emrave të njohur, në listë ishte edhe ai i ish-kryeministrit Sali Berisha, patronazhisti i të cilit ishte gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku. I ftuar në emisionin “7pa5” në “Vizion Plus”, Baku theksoi se u befasua kur u informua nga mediat, duke e cilësuar një gjë absurde.

“E kam marrë me sportivitet këtë lajm që ka dalë këto ditë. Jemi në muajin prill dhe dihet me çfare feste fillon ky muaj. Me Berishën kam marrëdhënie shumë të mira që datojnë që nga koha ime në Strasburg, por nuk ndikojnë në bindjet e mia sportive, kulturore, artistike, apo edhe politike. Unë nuk jam në dijeni, më duket shumë butaforike. Kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Jam kundër këtyre praktikave. Realisht jam kundër këtyre praktikave. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Une e mora me shumë sportivitet.”

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back