Aktualitet

Nxirrnin ilegalisht gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 2 të proceduar

Shkruar nga Liberale
Nxirrnin ilegalisht gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 2 të

Dy persona janë proceduar penalisht pasi nxirrnin në mënyrë të paligjshme gurë dekorativë nga mali i Tomorrit. Të proceduarit janë administratori i një subjekti për përpunimin e këtyre gurëve, si dhe një 40-vjeçar që u kap në flagrancë duke drejtuar një kamion të ngarkuar me gurë.

Policia njofton se është bërë sekuestrimi i kamionit dhe ngarkesa e gurëve.

Të dy akuzohen për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH