Globi

Nxirren gjallë nga rrënojat 6 anëtarë të një familje në Siri, momente prekëse

Shkruar nga Liberale
Nxirren gjallë nga rrënojat 6 anëtarë të një

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në më shumë se 9500. Në Turqi janë 6,957 viktima të konfirmuara dhe në Siri 2,547, gjithsej 9,504.

Ndërkohë personat e shpëtuar janë ata që rizgjojnë shpresat për jetët nën rrënoja. Së fundmi ndër video që po bëjnë xhiron e botës është edhe momenti kur një familje prej gjashtë anëtarësh është nxjerrë e gjallë nga rrënojat në Idlib të Sirisë.

Turma e njerëzve që ndodheshin jashtë dhe ekipet e shpëtimit shpërthyen në brohoritje ndërsa dy të rriturit dhe katër fëmijët u shpëtuan dhe u dërguan në pritje të ambulancave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH