Aktualitet

Nuse e vjehrrë dhunojnë njëra- tjetrën, përfundojnë në polici

Shkruar nga Liberale
Nuse e vjehrrë dhunojnë njëra- tjetrën,

Një familje ka përfunduar e gjitha në polici, për shkak të dhunës në familje.

Sipas policisë, 28-vjeçarja dhe vjehrra e saj 51-vjeçare, banuese në fshatin Dardhë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës.

Po ashtu 28-vjeçarja mësohet se ka ushtruar dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, ndaj të cilit u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

"E. K., 28 vjeçe dhe F. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Dardhë, Librazhd (nuse dhe vjehrrë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës. 28-vjeçarja ka ushtruar dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, shtetasit R. K., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes edhe për shtetasen E. K", thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH