Globi

Numri i të prekurve me Covid 19 në Kanada shkon mbi 300 000

Shkruar nga Liberale
Numri i të prekurve me Covid 19 në Kanada shkon mbi 300 000

Sipas të dhënave të fundit në përditësimin e lajmeve mbi Covid 19 në Europë dhe botë, Kanadaja ka arritur një numër tepër të lartë të vdekjeve dhe të të prekurve me Covid 19. Shifrat zyrare na tregojnë se numri i të prekurve ka kaluar pragun e 300 000 rasteve dhe 11 000 të vdekurve.

Që nga filimi i pandemisë në vend Kanadaja ka regjistruar 301 332 infektime, në mes të marsit dhe 11 007 të vdekur, sipas shifrave të raportuara nga stacionet televizive Radio-Canada dhe CTV.

Ontario dhe Kebeku të cilat janë dy prej provincave më të populluara, kishin përkatësisht më shumë se 95 000 dhe 125 000 raste, ku scila regjistroj me shumë se një mijë në ditë. Në javët e fundit, Kanadaja ka regjistruar cdo ditë rreth 4348 raste të reja pozitive me konronavirus dhe 55 të vdekur, të cilat kanë qenë shifra në rritje që nga muaj shtator me ftohjen e motit.

Në Kebek, vala e dytë e epidemisë ka sjellë në pjesën më të madhe të provincës mbylljen e bareve, restoranteve, muzeve në kuadër të masave të miratuara së fundi nga Ontario./ Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH