Aktualitet

“Numërimi mbrapsht ka filluar, 2020 viti i ndryshimit të madh!”

               Publikuar në : 16:48 - 31/12/19 liberale

Presidenti, Ilir Meta, ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve, Meta uron që zhgënjimet që po lëmë në vitin e vjetër të na shërbejnë si reflektim për një të ardhme më të begatë.

Meta: Zhgënjimet që po lëmë pas me vitin e vjetër le të na ndihmojnë për një reflektim të thellë dhe të sinqertë në mënyrë që viti 2020 të jetë viti i realizimit të shpresave dhe ëndrrave të çdo shqiptari dhe familjeve shqiptare, por edhe viti që afron Shqipërinë me familjen europiane dhe standardet e saj.

E ardhmja, thotë Meta, është në dorën e secilit prej nesh dhe të bashkuar do t’ja dalim.

“Numërimi mbrapsht ka filluar, le të jetë 2020 viti i ndryshimit të madh!”

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back