Aktualitet

Numërimi i votave në Himarë, PS humbi karrigen e kryebashkiakut por merr Këshillin Bashkiak

Shkruar nga Liberale

Vijon numërimi i votave në Himarë për Këshillim Bashkiak. Nga 36 qendra votimi në total, deri tani janë numëruar 11, ku vihet re një epërsi e dukshme e Partisë Socialiste.

Deri tani PS ka marrë 938 vota, që përkhehet në 11 mandate, ndërsa koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka marrë 504 vota, që përkthehet 6 mandate.

Kujtojmë se Bashkia e Himarës u fitua me një diferencë të ngushtë nga kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Fredi Beleri, kundrejt kandidatit të PS Jorgo Goro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH