Aktualitet

Numërimi i mbyllur, kush janë 17 bashkitë e fituara deri tani nga Partia Socialiste

Shkruar nga Liberale
Numërimi i mbyllur, kush janë 17 bashkitë e fituara deri tani nga

Partia Socialiste vijon të thellojë rezultatin e fitores së bashkive.

12 bashkitë e para që i kanë dhënë fitoren kësaj partie janë: bashkia e Elbasanit, Vorës, Kamzës, Pustecit, Delvinës, Poliçanit, Tepelenës, Dropullit, Këlcyrës, Kolonjës, Cërrikut dhe Peqinit.

Më pas votimi është mbyllur edhe në disa bashki të tjera, ku fituese rezultoi sërish e majta.

Kështu PS ka dalë fituese në Tepelenë, Tropojë, Librazhd, Roskovec e Rogozhinë.

Në bashkinë e Librazhdit, kandidati socialist Mariglen Disha ka fituar në një diferencë të thellë ndaj rivalit të tij demokrat. Disha ka marrë 10.364 vota, ose 74.4 për qind, ndërsa Shefki Çota i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3557 vota, ose 25.6 për qind.

Në bashkinë e Roskovecit kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi, e cila pas numërimit të 39 kutive, fitoi me një diferencë prej 579 votash ndaj kundërshtarit të saj të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj.

Në bashkinë e Rrogozhinës Edison Memolla nga Partia Socialiste kaq marrë 5120 vota ndërsa Shkëlqim Hoxha nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë ka marrë 5097 vota. Diferenca e votave ka qenë shumë e vogël, ku Hoxha ka humbur Bashkinë për vetëm për 23 vota më pak.

Kujtojmë që koalicioni "Bashkë fitojmë", ka marrë vetëm bashkinë e Pukës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH