1

Nuk zbatoi rregullat e Koronavirusit? Reagon ashpër Dua Lipa

               Publikuar në : 14:56 - 17/10/20 liberale

Ditën e djeshme, në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa kishte thyer rregullat e qeverisë britanike për të parandaluar Koronavirusin.

Sipas “The Sun”, Duas i ishin ndërprerë xhirimet e videoklipit të ri pasi policia kishte ndërhyrë. Mirëpo këngëtarja ka reaguar ashpër ndaj këtyre lajmeve.

Me anë të një postimi në Instastory, ajo i ka cilësuar si të pavërteta artikujt dhe ka bërë me dije se avokatët e saj kanë kontaktuar me gazetën që ka shpërndarë e para lajmin.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back