Showbiz

Nuk zbatoi rregullat e Koronavirusit? Reagon ashpër Dua Lipa

Shkruar nga Liberale

Ditën e djeshme, në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa kishte thyer rregullat e qeverisë britanike për të parandaluar Koronavirusin.

Sipas "The Sun", Duas i ishin ndërprerë xhirimet e videoklipit të ri pasi policia kishte ndërhyrë. Mirëpo këngëtarja ka reaguar ashpër ndaj këtyre lajmeve.

Me anë të një postimi në Instastory, ajo i ka cilësuar si të pavërteta artikujt dhe ka bërë me dije se avokatët e saj kanë kontaktuar me gazetën që ka shpërndarë e para lajmin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH