Aktualitet

Nuk u lejua nga përkrahësit e Berishës që të hynte në selinë e PD, Bejko: Kështu bëri dhe turma enveriste në 91-shin

Shkruar nga Liberale
Nuk u lejua nga përkrahësit e Berishës që të hynte

Pasi u konfrontua fizikisht me përkrahës të Berishës, sekretari i PD-së, Roland Bejko deklaroi se ky episod është i njëjtë me atë çka i ka ndodhur në 91-shin, kur organizoi një grevë kundër regjimit të Enver Hoxhës. Ai tha për mediat se kjo sjellje është produkt i Berishës.

“Nuk e dija që kishte kaq shumë njerëz, erdha të futëm në seli. Do i drejtohem vetëm Berishës të mbajë njerëzit nën kontroll këtë ma ka bërë vetëm turma e Enverit. E bëjnë për ata oligarkë të partisë që i kanë shtypur e i kanë mjelur këta. Njerëz që kanë dhënë shumë për PD. Faj ka ai që i ka sjellë këtu, jam befasuar kur pash që më qëlloi njeriu që kam mbajtur me bukë. Kjo që ndodh tani më ka ndodhur në shkurt të 91. Ishim dujke organizuar grevën e studentëve kundër Enver Hoxhës. Kam qenë organizator. Kur po bënim atë grevë, erdhën mbështës të Hoxhës dhe na kanë shkelur me këmbë. Ka ardhur turma e enveristëve na ka nxjerrë jashtë kemi që në 90 që luftojmë me këta në krah. Ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e menaxhimit e gjithë elitës së PD, që e kanë lënë partinë në këtë situatë.”, tha Bejko.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH