Showbiz

"Nuk të ka sjellë njeri me detyrim", plas sherri mes Igli Zarkës dhe Ilir Shaqirit: Mos më fol me terma rruge

Shkruar nga Liberale
"Nuk të ka sjellë njeri me detyrim", plas sherri mes Igli

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Ilir Shaqirit dhe Igli Zarkës në “Dance With Me Albania” në Tv Klan.

Pas performancës së Iglit, Ilir Shaqiri i ka thënë se problemi i aktorit është se nuk di të vihet në lojë dhe se askush nuk e ka shtyrë të vijë këtu me detyrim.

“Do të përqendrohesha më shumë se ajo që ti thua është se ti nuk di të vihesh në lojë, nuk di të luash. Besoj asnjeri nuk të ka shtyrë të vish këtu me detyrim”, i është drejtuar Iliri.

Pas deklaratës së Ilirit, Igli i është kthyer duke i thënë se ai nuk është mësuar që të luajë me veten.

“Problemi yt është që ti nuk di të vihesh në lojë, si me veten dhe si me ambjentin që je. Ilir, ti mund të jesh mësuar të luash me veten, unë jo.”, i ka thënë Igli nga ana tjetër.

Ilir Shaqiri: Jo, as unë nuk luaj me veten. Unë kam një rol dhe jam këtu, ti sot ke një rol tjetër dhe je aty. Megjithëse e ke veshur këtë kostumin që të përfaqëson shumë mirë. Mua më pëlqen kostumi yt, je tamam princ Austrie dhe është gjëja më e bukur nga ato që pashë dhe dëgjova sot. Problemi yt është që nuk mban mend atë që thua.

Igli Zarka: Ilir, ti ke shumë inteligjencë dhe në vend që të përdorësh terma rruge, mund të përdorësh terma profesional me mua se unë të kuptoj.

Ilir Shaqiri: Unë nuk përdora asnjë lloj terminologjie kërcimi, unë thjeshtë fola për atë që ti përfaqëson.

Igli Zarka: Po, por a je profesionist 30 vite? Mos përdor terma rruge.

Ilir Shaqiri: Për mua, je nxënës.

Igli Zarka: Sigurisht, jam nxënësi i Enadës dhe jo i joti. Jam nxënës i Enada dhe Gert Vasos dhe jo i joti.

Ilir Shaqiri: Unë gjykoj atë që ti përfaqëson. Ti je Igli dhe Igli në këtë rast nuk di të luajë dhe nuk di të kërcejë dhe aq më tepër nuk di të dëgjojë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH