Aktualitet

Nuk siguroi asnjë mandat, Nard Ndoka heq dorë nga drejtimi i PDK-së

Shkruar nga Liberale
Nuk siguroi asnjë mandat, Nard Ndoka heq dorë nga drejtimi i

I ftuar në "Top Talk", Nard Ndoka tha se koalicioni me Bashën ishte dështim dhe se sipas tij Basha zgjodhi të ectë ne fushë të gabuar.

Ndoka tha se ai do të jap dorëheqjen nga kreu i PDK-së dhe në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri.

“Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën.Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej me aleatët”. Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Ajo kompani që e këshillonte, nuk e di realitetin shqiptar, atë e dimë ne. Sondazhet e nxirrnin opozitën mbi 78 mandate. Ne kishim realitet tjetër, ndërkohë që Basha po ecte në fushë të gabuar. Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri”, u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH