Kronikë

Nuk shtyhet jeta në kërkim, adoleshenti shqiptar vetëdorëzohet i përlotur në polici

Shkruar nga Liberale
Nuk shtyhet jeta në kërkim, adoleshenti shqiptar

18-vjeçari ishte kreu i një bande adoleshentësh të cilët së bashku kryenin vjedhje në Itali.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i riu i armatosur dhe me thikë, me shokët e tij të cilët ndonjëherë përdorin edhe dhunë, i detyronte viktimat e tij të dorëzonin paratë ose sendet me vlerë. Ata i kërcënonin dhe i godisnin me grushte dhe shuplaka në disa raste.

Adoleshenti shqiptar kishte arritur t’i shpëtonte një arrestimi të parë.

Mediat italiane raportojnë se sot 18-vjeçari shqiptar, i përlotur u tha policëve se ishte lodhur duke u arratisur dhe duke qëndruar i fshehur prandaj donte të dorëzohej.

Ai ishte në kërkim edhe si autor i tre grabitjeve të kryera në stacionin hekurudhor të Genovas.

Sipas medieve të vendit fqinj, 18 vjeçari shqiptar ndodhet aktualisht në burgun e Triestes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH