Aktualitet

“Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar”/ Ramës nuk i del "inati" me Kurtin: Nuk kemi nevojë për heronj të rinj

Shkruar nga Liberale
“Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar”/

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me homologun në Republikën e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Po ashtu kryeministri nuk la pa ‘shigjetuar’ homologun e tij Albin Kurti, pasi ky i fundit e injoroi gjatë vizitës së tij në kosovë ditën e djehsme. Rama tha se heroizmat i përkasin të shkuarës dhe se sot rajoni ka nevojë për bashkëpunim dhe rritje ekonomike të paqe mes qytetarëve.

“Historia ka treguar se Mali i  Zi është një anëtar i çmuar i NATO-s. Për ne është shumë e rëndësishme të bashkëpunojmë për shqetësimet në rajon. Jemi në një fazë tjetër të historisë tonë dhe brezat nuk do të na e falin kurrë nëse lejojmë që rajoni të kthehet pas, aty ku ka lënguar për shkak të konflikteve që kanë shkaktuar gjakderdhje dhe urrejtje mes vendeve. E informova kryeministrin për procesin që po përpiqet që bashkojë rajonin dhe procesit të Berlinit ku dua që ta shfrytëzojmë Samitin e Tiranës me një qëndrim të unifikuar. Kemi mbështetjen e plotë të kancelarit të Gjermanisë në këtë proces. Çdo gjë që kërkon sherr dhe ushqen konflikt në rajonin tonë për ne është problem dhe nuk jemi të gatshëm të bëhemi pjesë, por të bëhemi bashkë për t’ju kundërvënë një situate sherri. Duam paqe për njerëzit dhe të kenë më shumë punë dhe jo përralla e histori heroizmash. Heroizmat i përkasin të kaluarës nuk kemi nevojë për heronj të rinj, por të punojmë se si ti bëjmë ekonomitë tona më të forta. Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Kurtin. Nuk kam asnjë problem personal apo institucional vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar”- tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH