Aktualitet

Nuk shkoi në Komision/ Braho: Meta duhet thirrur me dhunë

Shkruar nga Liberale
Nuk shkoi në Komision/ Braho: Meta duhet thirrur me dhunë

Spartak Braho ka reaguar ashpër pas refuzimit të presidentit Ilir Meta që të paraqitet në Komisionin Hetimor, me argumentin se është ilegjitim dhe në kundërshtim më Kushtetutën

Braho tha se se Presidenti mund të thirret edhe me forcë, teksa solli në vëmendje kohën kur Meta ishte Kryeministër.

"Ky presidenti nuk ka karakter, kjo është themelorja. Më kujtohet kur ky president kur ishte kryeministër e mori më dhunë mistër Debulesën, (Sali Berishën). Pse nuk vjen ky sot në parlament, i thirrur. Jam dakord me logjikën e shpjegimit që bën . Ai duhet thirrur me dhunë nesër. Kështu që ta votojmë këtë propozim",- tha Braho.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH