Aktualitet

"Nuk qajmë te dera e Evropës", Pollo: Rama po vështirëson integrimin

Shkruar nga Liberale
"Nuk qajmë te dera e Evropës", Pollo: Rama po

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, sa i përket hapjes në negociatave.

Pollo shkruan në Facebook, se Rama mund të pranonte se do plotësojë kushtet e Bundestagut, në vend që të bëjë të fortin me deklarta arrogante "nuk qaj tek dera jote".

Sipas Pollos, deklaratat e Ramas vështirësojnë më tej integrimin europian të Shqipërisë.

"Fare mirë mund të kishte thënë se "do të përmbush kushtet e Bundestagut si p.sh do të bëj zgjedhje parlamentare mbas miratimit të reformës zgjedhore; do të çoj për ndjekje penale ofiqarë rilindistë që kanë vjedhur votata etj, etj. Jo vetëm se i shërbejnë vendit por edhe se çelin portën e Bashkimit Europian".

Nuk e thotë këtë por bën të fortin.

Mbas përfshirjes së qeverisë në korrupsion të lartë e krim të organizuar arroganca me "nuk qaj tek dera jote" e vështirëson më tej integrimin europian të Shqipërisë"", shkruan Pollo./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH