Aktualitet

Nuk ndalet Kujtim Gjuzi: Do e shkel rregulloren sa herë ta shkelni ju

Shkruar nga Liberale
Nuk ndalet Kujtim Gjuzi: Do e shkel rregulloren sa herë ta shkelni ju

Deputetit Kujtim Gjuzi iu ul dënimi i dhënë për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi, duke e çuar në 4 ditë dhe sot ai është rikthyer në parlament.

Teksa ka marrë fjalën në foltoren e parlamentit, Gjuzi akuzoi Ruçin për shkelje të rregullores pasi nuk i jep fjalën për replikë me kryeministrin.

“Në seancën e kaluar unë mungova për arsye se ju pretenduat që kisha shkelur etikën dhe rregulloren. Në fakt z.kryetar rregulloren e shkelni ju që nuk lejoni deputetin konservator të replikojë me kryeministrin edhe kur ai përdor epitete e fyen, edhe kur kryeministri tenton ta denigrojë opozitën e përgjegjshme parlamentare. Zoti kryetar unë kam respekt për institucionet dhe për postin tuaj por nuk mund të jem dakord me ju dhe për atë që tha kolegu që gjërat këtu me kodin zgjedhor bëhen natën. 7 parti politike kanë depozituar në mënyrë ligjore, pas konsulimit një projekt, draft për të diskutuar për ta hapur kodin zgjedhor. Ta harrojë PS dhe sekretari i saj i përgjithshëm dhe kryetari i saj se mund të shkojë me këtë kod. Z.kryetar ju kam thënë jo vetëm në telefonatën që kishim së bashku dhe gjeta mirëkuptimin tuaj, për çështjen e Byrosë që e shtytë dhe afruat të hënën. Në fakt mësohet që kishe vendosur veton për të çuar dënimin nga 10 në 4 ditë pasi kolegët e mi edhe të PS, thanë me 3 apo 2. Z.kryetar në fakt s’duhet të kisha marrë fare dënim. Sepse jemi opozita që e mbajtëm parlamentin në këmbë, që të mbajtëm dhe juve kryetar të Kuvendit. Dua t’ju shpreh indinjatën time. Nenet që ka kjo rregullore mos i shkelni ju. Nëse ju i shkelni dhe unë do t’i shkel”, deklaroi Gjuzi.

Nga ana tjetër kreu i Kuvendit deklaroi se është e ndaluar të ndërhysh teksa flet dikush në foltore duke e cilësuar madje ‘të sëmurë’ Gjuzin nga kjo pikëpamje. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH