Globi

“Nuk mund të marr frymë”, pezullohen 4 policë në Kaliforni

Shkruar nga Liberale
“Nuk mund të marr frymë”, pezullohen 4 policë në

Katër agjentë policie në Kaliforni u pezulluan nga detyra, pasi u filmuan ndërsa dhunonin ashpër një adoleshent, i cili dyshohej për disa vjedhje në Los Angeles.

Në video shfaqen efektivët e veshur civilë që qëllojnë të riun dhe një tjetër i veshur me uniformë që e gjuan me shkelm në fytyrë.

Sipas mediave amerikane, adoleshenti përsëriste pa pushim fjalët “nuk po marr dot frymë” të njëjtat që thoshte George Floyd përpara se të humbte jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH