Aktualitet

"Nuk mund të flasë as të lëvizë", regjisori i njohur ndodhet në gjendje të rëndë

Shkruar nga Liberale
"Nuk mund të flasë as të lëvizë", regjisori i

Sipas raportimeve regjisori i njohur, Kristaq Dhamo, është shtruar në spital pasi gjendja e tij është e rënduar dhe nuk mund të flasë as të lëvizë.

Familja e tij ka treguar kryesisht në një komunikim 'via-email' situatën shëndetësore e një prej ‘baballarëve’ të kinematografisë shqiptare.

“Dje edhe pse nuk ndihej mirë Kristaqi po mendonte për të shkruar një letër të shkurtër falënderimi për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e jashtëm në krijimin e një prodhimtareje te vërtetë kinematografie kombëtare.

Ndërkohë kishte edhe një mendim se ku mund të shfaqej filmi Tana i restauruar. Sipas tij ai duhej te shfaqej ne Korçë, sepse ishte qyteti, fshati dhe teatri i tij që dhanë ndihmën më të madhe në realizimin faktik të filmit.

Por këtë e linte në dorën tuaj, duke çmuar shumë punën tuaj në Film Arkiv. Papritur, sot herët e shtruan në spital (10 korrik). Nuk është në gjendje të flasë, për të lëvizur jo se jo.

Konsulta mjekësore që u zhvillua nga ora 15.00 thuhej me bindje se brenda javës e folura do t’i kthehet normalisht, ndërsa të ecurit më me ngadalë. Ju urojmë suksese ne organizimin e festave te filmit.Familja e Kristaqit”, shkruhet në komunikimin via-email.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH