Kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar në selinë blu tha se, nuk mund të dështojnë në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Sipas Berishës, Rama nuk jep dorëheqje dhe nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës.
“Ne kemi thirrur më 11 protestën më të madhe të vendit, ju nuk mund të dështoni në rrëzimin e Ramës nga pushteti. Ai nuk jep dorëheqje dhe nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës, dhe ju duhet dhe do dëshmoni se, ose dorëheqjen ose do përballet me probleme shumë madhore”, tha Berisha.