Showbiz

"Nuk më pyetën", i zuri vendin në "Përputhen", Bora Zemani ka diçka për të thënë për Megi Pojanin

Shkruar nga Liberale
"Nuk më pyetën", i zuri vendin në

Moderatorja Bora Zemani duket se nuk ka asnjë hatërmbetje me Megi Pojanin, vajzën që e zëvendësoi në "Për'puthen", emisionin që ajo e drejtoi për disa sezone.

Edhe pse nuk është një ndjekëse e rregullt, për shkak edhe të angazhimeve profesionale dhe përgatitjeve me emisionin “Dancing With the Stars”, pjesë e të cilit do të jetë edhe Kiara Tito, moderatoja thotë se Megi Pojani është zgjedhja më e mirë.

"E kam ndjekur pak, jo rregullisht. Më pëlqen shumë, edhe konkurrentët më pëlqejnë, por patjetër Megi që për mua është zgjedhja e duhur për “Për’puthen”, me atë stilin e vet të prezantimit, shumë sportive", u shpreh Bora në "Wake Up".

E pyetur nëse e kanë pyetur paraprakisht për zëvendësimin, moderatoja tha se nuk e pyeti kush, por i tingëlloi mirë kur mori vesh lajmin.

"Jo nuk është se më kanë pyetur, por kur e mora vesh më tingëlloi shumë mirë. Thashë Megi super!", u shpreh ajo më tej./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH