Aktualitet

“Nuk më dha dorë askush”, shqiptari rrëfen tmerrin e aksidentit në Venecia: Do kishim shpëtuar më shumë persona

Shkruar nga Liberale
“Nuk më dha dorë askush”, shqiptari rrëfen tmerrin e

Një aksident tragjik iu mori jetën 21 personave në Mestre të Venecias, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra nga mbikalimi dhe përfundoi mbi linjën hekurudhore në Mestre.

Shqiptari Bujar Buçaj, i cili është pronar i një lokali në atë zonë ka parë të gjithë skenën e tmerrshme dhe menjëherë ka shkuar për të dhënë ndihmën e pare.

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, Buçaj tha  se shkoi në vendngjarje, duke ndihmuar njerëzit, por nuk pati ndihmën e personave të pranishë aty, të cilët sipas tij bënin foto të autobusit të aksidentuar ose telefonin ambulancën.

"Kam ndihmuar një vajzë të vogël të dalë nga autobusi, kam arritur t'u jap një dorë dy djemve. Më pas i kam kërkuar ndihmë dikujt që ishte afër, por askush nuk erdhi të më jepte dorën. Në fillim ka ardhur një makinë policie, më pas ka ardhur e dyta, më në fund kanë mbërritur zjarrfikësit dhe të gjitha ambulancat”.- ka treguar shqiptari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH