Showbiz

"Nuk mbeta të martohem me ty", plas sherri mes Nitës dhe Bledi Manes

Shkruar nga Liberale
"Nuk mbeta të martohem me ty", plas sherri mes Nitës dhe

Banorja e Big Brother Vip 2, Nita Latifi dhe Bledi Mane kanë pasur një raport mjaft, por që mesa duket paska marrë fund.

E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja komentoi një deklaratë të bujshme të gazetarit për vajzat e Kosovës dhe u shpreh e zhgënjyer.

Pjesë nga debati:

Nita: Jashtë ishin gjërat ndryshe. Nuk kisha ditur shumë gjëra.

Ervin Kurti: Ju pashë në korridor dhe pyeta Bledin ‘a i ke punët mirë me Nitën’ dhe tha ‘mirë’. Pashë një lloj ftohje me Bledin.

Nita: Ftohje? Bllok edhe me Bledin. Se kam dit që i ka sharë çikat e Kosovës. Ka thënë çikat kosovare sa të hapin gojën, domethënë aty mbaron puna.

Bledi: Ju nuk shkoni tek origjina e lajmit por e përcillni gojë më gojë.

Nita: Po hajde ti shkojmë tek origjina. Si ka mundësi që njerëzit atje jashtë nuk po të duan fare. Si ka mundësi që afron një person që i shan vajzat shqiptare të Kosovës.

Bledi: Deklaratat e mia kanë qenë për kuzhinën me Milaimin, kam thënë në Kosovë nuk përdorni vaj ulliri. E dyta, në një intervistë kam thënë se ka vajza nga Kosova që fonetika e tyre tingëllon mashkullore. Nuk është ofendim, është konstatim.

Nita: Dyshoj që ky kur ka hyrë në atë shtëpi, shoqërinë që ka pasur me mua, gjë që e ka thënë ndryshe këtu jashtë. Ka postuar foto të dasmës, ‘unë po të pres’. Duhet me pasur kujdes me këto se njerëzit jashtë i keqkuptojnë. Ka përfituar prej asaj gjëje, ndoshta për të fituar një farë pëlqimi nga kosovarët.

Bledi: Instagrami im u sulmua kur ka dalë dasma në thonjëza, mos ki merak se nuk të marr për grua. Nuk kam ngelur unë të martohemi bashkë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH