Aktualitet

Nuk kthyen paratë, 5 parti përjashtohen nga zgjedhjet 2021

Shkruar nga Liberale
Nuk kthyen paratë, 5 parti përjashtohen nga zgjedhjet 2021

Pesë parti politike janë përjashtuar nga pjesëmarrja në zgjedhjet ardhshme parlamentare të 2021, pasi nuk kanë kthyer paratë që kanë përfituar nga buxheti i shtetit, për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Sipas shqiptarja.com, partitë e përjashtuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë:

1. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare me kryetar Gjet Ndoj, i cili nuk ka shlyer detyrimin prej 441.688 lekësh

2. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostoli, i cili nuk ka shlyer detyrimin prej 514.910 lekësh

3. Partia e Pajtimit Kombëtar me kryetar Spartak Bodi, i cili nuk ka shlyer detyrimin prej 162.500 lekësh

4. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet me kryetar Kujtim Muça, i cili nuk ka shlyer detyrimin prej 162.500 lekësh

5. Partia Kombëtare Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, i cili nuk ka shlyer detyrimin prej 162.500 lekësh.

Përveç përjashtimit nga zgjedhjet e ardhshme, këto pesë parti nuk do të përfitojnë asnjë lekë nga buxheti i shtetit për pesë vitet e ardhshme.

KQZ u jep partive para paradhënie që të përballojnë fushatën zgjedhore. Që të përfitojë para nga buxheti i shtetit, një parti duhet të marrë jo më pak se 0,5 për qind të votave në shkallë vendi. Sipas ligjit zgjedhor, nëse partitë marrin me pak se 0,5 për qind të votave në zgjedhjet radhës për të cilat kanë marrë paratë ose marrin më pak vota se sa në zgjedhjet paraardhëse, duhet të kthejnë diferencën e parave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH