Aktualitet

"Nuk kam porositur asnjë kullë", Basha i përgjigjet Bardhit: Të pret i njëjti fat si padrinoja 'non grata'

Shkruar nga Liberale
"Nuk kam porositur asnjë kullë", Basha i përgjigjet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka vijuar diskutimin e nisur në Kuvend me një postim në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur kështu edhe akuzave të hedhura nga Gazment Bardhi.

Duke e cilësuar si "aleanca e kullave dhe non gratave" bashkëpunimin mes Bardhit dhe ish-kryeministrit Berisha, Basha thotë se ata nuk e bëjnë dot pis PD-në.

Teksa rrëzon akuzat e hedhura ndaj tij për ndërtimin e kullave në tiranë, kryedemokrati thotë se kundërshtarët e tij po mbrojnë atë që deri dje e quanin vrasës.

"Aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta bëjë pis e as do ta mbajë peng Partinë Demokratike. Njerëzit e dinë mirë çfarë përfaqësojnë këta individë dhe interesave të kujt i shërbejnë. Janë të njëjtët që sot flirtojnë me atë të cilit dje i thoshin vrasës.

Sa për gënjeshtrat e fundit: Unë as nuk kam porositur kulla dhe as nuk kam marrë kate në asnjë kullë. Këto janë mashtrime të dëshpëruara, pjesë e lojës së pisët dhe të vjetër të baltosjes.

Ndërsa çështja McGonigal është kthyer në aktakuzën më të rëndë ndaj sulmeve të ulëta kundër meje prej Edi Ramës e Sali Berishë, si edhe prej kujtdo tjetër që po përdoret prej tyre. Se kush e shpëtoi Edi Ramën nga llogaridhënia për Kosovën, e pamë mirë në konferencën e djeshme të kryetarëve dhe në konsensusin për të ruajtur imazhin e Ramës.

Kaq në respekt të qytetarëve, sepse asgjë nuk pres nga ata që për hallet dhe karriget e tyre, duan të na shfokusojnë nga problemet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Ashtu si padrinoja non grata e humbi luftën e shpifjeve disa vjeçare, pasi koha e nxorri të vërtetën në dritë, edhe zëdhënësin e tij të radhës e pret i njëjti fat", shkruan Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH