Aktualitet

Nuk ka rritje pagash, as shpërblime për fundvit

Shkruar nga Liberale
Nuk ka rritje pagash, as shpërblime për fundvit

Në 2020 vetëm pensionistët do të përfitojnë një indeksim të pensioneve, i cili është një detyrim ligjor për të kompensuar rritjen e çmimeve.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka pranuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave që nuk ka politikë të re pagash, por ka theksuar se janë marrë një sërë lehtësish të tjera. Ndërkohë Komisioni kërkoi edhe njëherë gjetjen e fondeve për shpërblimet në fundvit.

Punonjësit buxhetorë nuk do të kenë rritje pagash për vitin e ardhshëm. Ministrja e Financave, Anila Denaj, në Komisionin e Ekonomisë ka pranuar se për vitin 2020 është parashikuar vetëm indeksim për pensionistët.

Denaj e justifikon mungesën e fondeve për rritje pagash me lehtësi të tjera që janë marrë kategori të ndryshme.

Denaj: Është e vërtetë që në pamje të parë buxheti nuk sjell qasje të politikave të reja sociale. Por gjatë gjithë këtij viti politikat sociale nuk kanë munguar dhe konsolidimi në një vit më pas nuk është i pamundur për të parë dhe reflektuar të gjithë masat e marra këtë vit.

Në Komision, Ministrja e Ekonomisë nuk dha të dhëna nëse do të ketë shpërblim për Vitin e Ri, edhe pse Ahmetaj ka ripërsëritur kërkesën për gjetjen e fondit.

Ahmetaj: Nuk ka planifikim sërish bonus për pensionistët dhe nuk ka asnjë politikë të re në atë që lexova unë, e cila do të fillojë rishtazi në 2020.

Pas prezantimit, Ministrja Denaj do ti duhet ti përgjigjet 100 pyetjeve që kanë ngritur deputetët e Komisionit të Ekonomisë./oranews/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH