Aktualitet

Nuk ka marrëveshje as sot

Shkruar nga Liberale
Nuk ka marrëveshje as sot

Takimi i VV dhe LDK për koalicionin qeverisës sapo ka përfunduar serish pa marrëveshje.

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, tha pas takimit, se të dy liderët Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim për arritjen e marrëveshjes.

Ai ndërkaq nuk ka dashur të flasë nëse ndasitë për arritjen e marrëveshjes kanë të bëjnë me kërkesën e LDK-së për postin e presidentit.

“Kaq kam informata për media. Do të ketë intensifikim të takimeve çdo ditë”, tha Mustafa për media, duke mos dashur të japë më shumë detaje./KosovaPress/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH