Aktualitet

Nuk ka hapa pas për dorëheqje! Berisha nuk e pranon humbjen: Janë lejuar të votojnë fëmijë në moshën 10-vjeç

Shkruar nga Liberale
Nuk ka hapa pas për dorëheqje! Berisha nuk e pranon humbjen: Janë

Pavarësisht thirrjeve të disa deputetëve demokratë, ish kryeministri Sali Berisha është i bindur që të mos bëjë hap prapa.

“Në përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme krmi me Edi Ramën e të gjithë deputetët e tjerë janë gati të kenë cdo lloj debate, diskutimi, mirëkuptimi sepse ata në moment kritik e themelor, mbështetën kandidatët e primareve. Mbështetën statutin e PD dhe ky është investimi i tyre, nuk ndodh kjo për Berishën por këtu investuan në partinë që i përkasin,. Ndaj tyre është plotësisht e hapur”- theksoi Berisha.

Ish kryeministri ka vijuar të ketë të njëjtën retorikë për humbjen e zgjedhjeve të 14 majit. Berisha nuk e pranon humbjen, së fundmi nxjerr edhe deklarata të çuditshme për të justifikuar humbjen e tij në zgjedhje.

“Janë lejuar të votojnë fëmijë edhe në moshën 10 –vjeçare dhe kjo është e filmuar. Në qendrën e dytë më të madhe të vendit de facto nuk është.”- tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH