Politikë

"Nuk ka as Kryesi, asgjë", Salianji: Qeveria e ka kthyer shërbimin diplomatik në pensionim politik dhe një vend qokash

Shkruar nga Liberale
"Nuk ka as Kryesi, asgjë", Salianji: Qeveria e ka kthyer

Në emisionin “Frontline” në News24 Ervin Salianji foli për debatet e brendshme në Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio, Salianji tha se data e vendosur për zgjedhjet për kryetar më 29 korrik, nuk ka asnjë vlerë.

Sipas tij ish-kreu i PD Luzim Basha i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama dhe se nuk ka asnjë vlerë politike.

Pjesë nga biseda në studio:

Salianji: Është aty nëpër këmbë. Do merremi ne të gjithë kohë. Nuk ka as Kryesi, asgjë. Grupi Parlamentar që ka legjitimitet edhe ai është kundër. Aty ka shumë pretendentë për kryetar se anëtar partie. Aty nuk ka proces. Unë do t’u them demokratëve atë që është e vërteta. Kjo parti është e konfiskuar, çdo gjë tjetër është idiotësi. Nuk ka çfarë të ndodhë me 29. Ai zotëria që është aty, nuk ka ku rikthehet, ka qenë aty, e ka konfiskuar me ndihmën e Ramës, janë të gjitha data kot. Unë po them që ky zotëria e ka marrë peng për shërbim të Ramës. Kaq mbaron historia. Vjen apo nuk vjen në parti ai nuk ka asnjë vlerë politike. Duhet të rikonceptohet, ribëhet dhe PD të kalojë aty ku i takon. Është një sherr familjar aty…Disa njerëz duan të sherosen sepse njëri mendon që e ka pronë. Sherr lagjeje. Opozita duhet të ribëhet. Qeveria e ka kthyer shërbimin diplomatik në pensionim politik dhe një vend qokash. Do shkoj në Zvicër thotë Muç Nano se është vend i bukur. Një shpërfaqe e gjithë neverisë, njerëz që e shesin si parim. Këtu po legjitimohet lëpirja në publik gjasme si i paanshëm. Gjithë deputetë e PS që kanë mbetur pa punë i kanë çuar si pensionim luksi në vende të ndryshme të botës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH