Sociale

"Nuk ia fal atë që bëri", pas dëshmisë së 30-vjeçares, flet i riu që ishte në lidhje me të: Nuk e dija që ishte shtatzënë

Shkruar nga Liberale
"Nuk ia fal atë që bëri", pas dëshmisë

Nëna që braktisi foshnjën menjëherë pas lindjes, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ka treguar për herë të parë për mediat se njeriu me të cilin ajo njihej prej një viti, nuk donte që të merrte përgjegjësi.

Për këtë arsye, sipas saj, në momentin që e kapën dhimbjet e lindjes, u detyrua të futet në bodrum të lindë fëmijën, e më pas ta lërë në divan, pa e kthyer kokën pas, ndërsa foshnja ndërroi jetë 24 orë pas lindjes.

Një tjetër version ka ai, që supozohet prej 30-vjeçares të jetë babai i foshnjës, duke treguar se nuk e dinte për shtatzëninë. I riu ka thënë se marrëdhënien e ndërpreu vajza dhe se nuk ia fal nëse zbulohet se fëmija ishte i tiji.

“Atë marrëdhënie e ndërpreu vetë vajza sepse nuk donte. Nese e zbuloj se ADN e fëmijës del qe është i imi, nuk ia fal kurrë. Nuk kam për t’ia falur taë qe beri. Unë kam mesazhet e shkëmbyera me atë dhe nënën e saj. Keni mesazhet do t’i nxjerr nje dite”, tha ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH