Showbiz

"Nuk është vetëm një flirt", Gisele konfirmon lidhjen e ish-bashkëshortit me modelen Irina Shayk

Shkruar nga Liberale

Ish-bashkëshorti i Gisele Bundchen, Tom Brady, është konfirmuar në lidhje me Irina Shayk dhe nuk po mashtrojnë më askënd duke thënë se thjesht kalojnë mirë bashkë kur shoqërohen.

Sipas burimeve të Daily Mail, modelja e famshme braziliane ka kaluar disa faza emocionale kur ka marrë vesh për romancën e re të Brady me Shayk, por për momentin është mirë. Sigurisht, kur mëson se ish-bashkëshorti yt po vazhdon jetën e tij, kupton edhe më shumë se historia mes jush ka marrë fund, por në rastin e Gisele, ajo vetë ruan ndjenjat e saj të mira ndaj Brady.

Sipas burimit të faqes së internetit, “Ajo do ta dojë gjithmonë si askush tjetër, por shqetësimi i saj kryesor është që ai të zgjedhë dikë që do të jetë personi i duhur si për të ashtu edhe për fëmijët e tyre”. Në përgjithësi, Gisele është në një fazë që po rindërton jetën e saj, në një gjendje vetëshërimi mund të thuhet, ndërkohë që marrëdhëniet e saj me Tomin janë të mira dhe të dy komunikojnë shumë mirë si prindër.

Nga ana tjetër, Brady është i emocionuar me Irina Shayk, mendon se ajo është një person shumë interesant, me shumë humor dhe se janë një kombimin i shkëlqyer. Sipas të njëjtit burim më lart, "ky nuk është thjesht një flirt, Tom dëshiron që kjo të ecë përpara." “Ai gjithmonë thoshte se pas divorcit do të kishte një lidhje nëse do të shihte një të ardhme në të dhe nëse do të mund të prezantonte në një moment partnerin e ri me fëmijët e tij”, shton Daily Mail.

Tom Brady dhe Irina Shayk filluan të shoqëroheshin, kimia mes tyre u dallua menjëherë dhe të dy u kujdesën të shiheshin shpesh, madje të rregullonin orarin kur ishte e mundur që të takoheshin rreth angazhimeve të punës dhe udhëtimit.

Brady ishte me Gisele nga viti 2006 deri në vitin 2022, kur u njoftua divorci i tyre. Ata kanë dy fëmijë së bashku, Benin, 13 vjeç dhe Vivian, 10 vjeç, ndërsa Brady gjithashtu ka një fëmijë me Bridget Moynahan, aktore e "Sex and the City TV".

Ende nuk ka një koment nga ishi i Shayk, Bradley Cooper, me të cilin kanë një vajzë 6-vjeçare. Vlen të theksohet se si ai ashtu edhe Shayk kanë ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera pas ndarjes së tyre./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH