I shtrirë në kafazin e tij pranë një rruge të frekuentuar të Tiranës, ariu i murrmë “Mark” gëlltit një grumbull me copa buke dhe marule, ndërsa, pak përtej hekurave që e kanë mbajtur rob për më shumë se 20 vjet, një mace ndan vaktin e kursyer prej tij.
Marku është i fundit nga dhjetëra arinjtë që mbahen në kushte të tilla pranë restoranteve shqiptare si mjet për të tërhequr dhe argëtuar mysafirët, apo klientë thotë organizata bamirëse që vendosi ta shpëtojë.
“Kur (ne) filluam projektin… në 2016, kishte më shumë se 30 arinj që mbaheshin në kafaze të vegjël,” tha Magdalena Scherk Trettin, nga “Four Paws International”, përpara se t’i jepte një qetësues të fuqishëm Markut në përgatitje për udhëtimin e gjatë për në Austri, atu ku edhe ka bazën organizata globale. Kur Marku mbërriti në restorantin Sofra e Ariut, ai ishte vetëm një këlysh, tha Scherk Trettin, duke vlerësuar se ai ariu kishte lindur në vitin 1998.
Restoranti ndërroi pronarë një vit më parë dhe pronarët e tij të rinj zgjodhën ta dorëzonin dhe planifikuan të çmontonin kafazin e tij – por pati pakënaqësi nga të paktën një prej punonjësve.
“Sot nuk po ndihem mirë sepse po e marrin arushin. Jemi mësuar të jetojmë me (të)”, tha Misir Maxhuku, detyra e të cilit ka qenë edhe përkujdesja ndaj Markut, në katër vitet e fundit.
“Four Paws” thotë se legjislacioni i pamjaftueshëm do të thotë se arinjtë dhe kafshët e tjera të egra mbeten në rrezik të keqpërdorimit si kafshë shtëpiake, apo atraksione turistike në Shqipëri. Kjo organizatë pretendon se ka shpëtuar 11 arinj të tjerë.
Ajo gjithashtu ka shpëtuar 16 në Kosovën fqinje. Ekspertët thonë se, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, numri i arinjve në natyrë ka rënë në mënyrë drastike në dy dekadat e fundit pas shkatërrimit të habitatit të tyre dhe gjuetisë së paligjshme. /Marrë nga Reuters/ Liberale.al/