Aktualitet

"Nuk është Irani, sistemi TIMS u godit nga brenda"

Shkruar nga Liberale
"Nuk është Irani, sistemi TIMS u godit nga brenda"

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar vendimin e marrë nga Prokuroria për ndalimin e mediave që të publikojnë e-mailet e hakuara si pasojë e sulmeve kibernetike.

Gjatë një interviste në TVSH, Meta tha se goditja e sistemit TIMS nuk ka ardhur nga iranianët por është një sulm brenda Shqipërisë, ndërsa thekson se pas këtij kaosi në pikat kufitare janë shtuar fluturimet drejt Dubait. Gjithashtu Meta tha se veprimi i prokurorisë është kërcënues ndaj medias, nën ndikimin e kryeministrit Edi Rama.

“Kërcënimi i Prokurorisë ndaj mediave është hap i rëndë dhe anti-kushtetues. Reagimi është bërë nën diktimin e kryeministrit Edi Rama. Thirrja e Ramës ndaj bankave për t’u bërë pjesë e sistemit të hakeruar të e-Albania është shume e rëndë, kur e dinte se sistemi ishte goditur.

Nuk besoj se sistemet e policisë janë goditur nga iranianët. Mund të jetë një bashkëpunim i brendshëm për të shkatërruar sistemin TIMS. E gjitha është bërë për të kryer lëvizje të pakontrolluar në kufi. Pasi u godit sistemi TIMS u shtuan fluturimet drejt Dubait, kush ma shpjegon arsyen?! Sistemi TIMS është ekspozuar dhe goditur është një sistem vurnerabël dhe kjo goditje s’ka lidhje me e-albania. Dëmi është i madh po ashtu edhe ekspozimi, nuk ka transparencë nga ana e qeverisë,qeveria vetëm ka gënjyer dhe mashtruar dhe tani bën shantazh për të censuruar mediat”, ka deklaruar Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH