Showbiz

Nuk e lë Marinën të punojë në televizion? Flet më në fund Getorari

Shkruar nga Liberale
Nuk e lë Marinën të punojë në televizion? Flet më

Në një intervistë për “Living”, reperi Getoar Selimi ka folur për herë të parë mbi marrëdhënien me gruan e tij, Marina Vjollcën dhe thashethemet se xhelozia e tij është bërë shkak që ajo të mos punojë.

“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë sepse iu dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj plotësisht; këtë gjë iu them edhe administratorëve të faqeve të mia”, është shprehur Geti. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH