Showbiz

"Nuk e kuptojnë pse kam mbetur mbrapa”, moderatorja ndjehet e "paragjykuar" pse nuk bën ndërhyrje në fytyrë

Shkruar nga Liberale
"Nuk e kuptojnë pse kam mbetur mbrapa”, moderatorja ndjehet e

 

Të qenit natyrale dhe mosnënshtrimi ndaj operacioneve kirurgjikale, shpesh të bën pre te paragjykimve. Kjo për faktin edhe sepse ridimensionimi i bukurisë sot në epokën e teknologjisë, fotografive të kuruara apo vajzave që zgjedhin ndërhyrje për të përmirësuar pamjen, ka ndryshuar edhe perceptimin e njerëzve rreth së bukurës.

Kështu deklaron moderatorja Zhaklina Gjolla, e ftuar në "Shije shtëpie", teksa deklaron se njerëzit i sugjerojnë të bëjë operacione dhe ndërhyrje.

"Të qenurit e bukur me këto filtrat kirurgjikalë ose me gjilpëra, me pak fryrje, me pak korrektime aty-këtu është një njësi tjetër matëse dhe unë e kam vënë re që shumë njerëz e konsiderojnë të qenurit e bërë disi, e ndërhyrë që është e bukur. Mua shumë shpesh njerëz kanë gjetur lirinë të më thonë që "ej, po pse s’i mbush pak këto rrudhat këtu ose pse s’e bën pak këtë buzën këtu”, sikur duhet të jetë një gjë që unë duhet ta kem menduar dhe nuk e kuptojnë pse kam ngelur mbrapa dhe kjo më ka bërë përshtypje", tha moderatorja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH