Globi

"Nuk e fshehim më", Bjellorusia konfirmon hyrjen në luftë

Shkruar nga Liberale
"Nuk e fshehim më", Bjellorusia konfirmon hyrjen në

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka konfirmuar për herë të parë se qeveria e tij po merr pjesë në luftën në Ukrainë, duke mbështetur Rusinë.

“Për sa i përket pjesëmarrjes sonë në operacionin special ushtarak në Ukrainë, ne po marrim pjesë në të”, tha ai.

“Nuk e fshehim. Por ne nuk vrasim askënd. Ne nuk e dërgojmë personelin tonë ushtarak askund. Ne nuk i shkelim angazhimet tona.”

Në të njëjtën kohë, Lukashenko u përpoq të justifikohej dhe deklaroi se pjesëmarrja e vendit të tij është e kufizuar "për të parandaluar përhapjen e këtij konflikti në territorin e Bjellorusisë".

"Së dyti, për të parandaluar një goditje ndaj Bjellorusisë nga Polonia, Lituania dhe Letonia nën maskën e operacionit special ushtarak," tha diktatori.

“Siç e kam thënë, askush nuk do të qëllojë rusët pas shpine nga territori i Bjellorusisë. Kjo është pjesëmarrja jonë.”

Më herët Lukashenko tha se ai mbështet plotësisht pushtimin rus të Ukrainës, por supozohet se do të merrte pjesë në armiqësi vetëm në rast të një sulmi ndaj Bjellorusisë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH