Globi

Nuk do të udhëtojë për në Mynih, Giorgia Meloni sëmuret sërish

Shkruar nga Liberale
Nuk do të udhëtojë për në Mynih, Giorgia Meloni

Është hera e tretë, në dy muajt e fundit, që kryeministrja e vendit detyrohet të anulojë pjesëmarrjen në takimet evropiane dhe vizitat në Itali për arsye shëndetësore.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk do të udhëtojë për në Mynih, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, për shkak të gripit.

Hera e parë ishte më 9 dhjetor, kur anuloi një udhëtim në Alicante të Spanjës, ku duhej të merrte pjesë në takimin Euromed. Më 21 dhjetor, Meloni nuk mori pjesë në një emision televiziv Rai për shkak të sëmundjes, ndërsa më 14 shkurti më në fund, për shkak të një infeksioni të ri, vendosi të anulojë të gjitha takimet dhe udhëtimet publike deri në fund të kësaj jave.

Në Mynih, siç raportojnë mediat italiane, Meloni pritej të kishte takime me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kryeministrja italiane, siç shkruajnë komentuesit, ka një vajzë të vogël dhe në këto kohë në shkollat ​​e Romës qarkullojnë shumë viruse, duke nisur nga gripi sezonal, edhe pse rastet e koronavirusit tregojnë një rënie graduale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH