Sociale

Nuk do të mungojnë shtrëngatat me bubullima/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë periudhës së verës

Shkruar nga Liberale
Nuk do të mungojnë shtrëngatat me bubullima/ Ja çfarë

Jemi dëshmitarë të një pranvere mjaft jo-stabile dhe me pak rreze diellore në territoret tona, ndërsa trende të ngjashme parashihen edhe javët dhe muajt në vijim.

Në parashikimin afatgjatë për verën 2023 të Shtëpisë së famshme meteorologjike amerikane AccuWeather për verën në territoret tona më specifikisht atmosfera do të vazhdojë të jetë jo-stabile.

Në përgjithësi parashikimi thotë se reshjet do të jenë mjaft prezente për shkak të gjendjes së përgjithshme sinoptike dhe paterneve atmosferike, por duhet theksuar se vera ka shumë ditë në dispozicion dhe mjafton një anticiklon i fortë kontinental për të na siguruar ditë stabile dhe të nxehta verore.

Megjithatë, siç theksojnë edhe meteorologët e AccuWeather temperaturat e larta rreth vlerave mesatare ose pak mbi vlera mesatare do të mbizotërojnë për shumë ditë dhe kjo nënkupton se do përkundër parashikimeve do të kemi ditë të nxehta dhe stabile.

Pra, para nesh një verë me mot të ndryshueshëm ku pritet të kemi periudha të shpeshta me reshje por nuk do të mungojnë edhe ditët stabile dhe të nxehta. Gjithsesi nuk do të mungojnë shtrëngatat me bubullima të cilat mund të sjellin problematika në disa rajone ku përmenden edhe përmbytjet e mundshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH