Aktualitet

"Nuk do ketë paqe në Ballkan pa u zgjidhur çështja shqiptaro-serbe"

Shkruar nga Liberale
"Nuk do ketë paqe në Ballkan pa u zgjidhur çështja

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, në një intervistë për RTK, ka folur në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Kadare është shprehur se “nuk do të ketë paqe në Ballkan, nëse nuk ka zgjidhje të problemeve në Ballkan, pa u zgjidhur çështja shqiptaro-serbe”.

“Kosova është çështje e ditës sot, kur themi çështje e ditës, është çështje e madhe në Evropë. Nuk është diçka që ka lidhje me lojë diplomatike të çastit, por me interesat e mëdha të botës së sotme, dhe meqenëse me interesat e mëdha nuk mund të përfytyrohet jashtë pjesëmarrjes amerikane, sigurisht, Kosova ka hyrë në problemet kur ka hyrë prej kohësh Amerika bashkë me Bashkimin Evropian. Kur të dyja ato nuk mund të zgjidhin asgjë veç e veç, ose në kundërshtim me njëra tjetrën, ky ka qenë fati i Kosovës dhe i shqiptarëve, si kurrë njëherë tjetër”, tha Kadare, duke shtuar se “konflikti shqiptaro-serb është një nga problemet e Evropë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH