Aktualitet

Norman: Marrëveshja vetëm fillimi, thelbi do të jetë tek zbatimi

               Publikuar në : 21:25 - 05/06/20 liberale

Ambasadori britanik, Duncan Norman, u shpreh i kënaqur për arritjen e dakordësisë midis palëve për Reformën Zgjedhore, duke u shprehur se erdhi falë vullnetit të palëve politike.

Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm sa i përket integrimit dhe zgjehdjve, teksa theksoi se thelbi i reformës do tv jetë te zbatimi i saj.

Kjo është një ditë vërtet e mirë, në fund të një jave të gjatë negociatash. Të gjithëve iu është dashur të heqin dorë nga dicka dhe marrëveshja u bë e mundur sepse palët qenë të gatshme të bëjnë kompromis.
Ky është një hap i rëndësishëm sa u përket negociatave dhe sa u përket zgjedhjeve dhe vetë zgjedhësve në Shqipëri. Ky është vetëm fillimi dhe thelbi do të jetë tek zbatimi. Megjithatë, nëse kjo frymë kompromisi do të vazhdojë, unë jam besimplotë për të ardhmen”, tha Norman./Gazeta Liberale 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back