Aktualitet

“Non grata” nga SHBA, Berisha: Gjykata e Parisit pranoi padinë time ndaj Blinken

               Publikuar në : 21:13 - 26/10/21 liberale

Nga Kavaja, ish-kryeministri Sali Berisha tha se gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të Shtetit. Berisha ftoi sekretarin Blinken të depozitojë në gjykatën e Parisit të gjitha provat që ka ndaj tij.

“Kam kënaqësi dhe krenari të ndaj me ju për herë të parë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e Shtetit, Blinken të dërgojë në gjykatën e Parisit çdo provë apo dokument që ka për mua, por ju garantoj se ka zero, zero, zero. Ndaj dhe problemin tim unë e kisha zgjidhur, kisha zgjedhur rrugën dhe këtu para jush dua të them rroftë drejtësi”, u shpreh Berisha.

Një ditë pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur një padi në Francë ndaj shefit të diplomacisë amerikane, Anthony Blinken.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back